Integrimi, BE i lutet politikës shqiptare të vijojë konsensusin
Tiranë- E njëjta frymë dialogu që ka mbizotëruar kohët e fundit mes palëve politike në vend duhet të vijojë edhe më tej për përmbushjen e 12 kritereve për Integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Kështu ka deklaruar Drejtorit të Ballkanit në KE, Pierr Mire në konferencen e përbashkët për shtyp me ministren e Integrimit, Majlinda Bregun në përmbyllje të takimit dyditor të Komitetit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri.
Integrimi europian është projekti kryesor i vendit. Që ky projekt të ecë me sukses duhet një konsensus i gjerë mes partive politike në vend. Po ju lutemi se është thelbesore që ky konsensus të vazhdojë siç e pamë gjatë muajve të shkuar. Dhe në fakt mund të them se kjo mënyra për të pasur progres tha Mirel, duke shtuar se implementimi i 12 prioriteteve kyçe bëhet duke zbatuar planit e veprimit nëpërmjet angazhimit të faktorë të ndryshëm.
Duke vlerësuar arritjen në përmbushjen e disa kritereve, siç ishte edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, Mirel tha: Presim të ndodhë edhe miratimi i pozicioneve në Gjykjatën e Lartë. Po ashtu kemi vleresuar që është vendosur tashmë edhe komisioneri për mbrojtjen kundër diskriminimit.
Sa i takon luftës kundër korrupsioni në vend zyrtari i BE-së deklaroi se që të ketë një evidencë të qartë të saj nevojitet heqja e imunitetit për zyrtarët e lartë.
Për luftën kundër korrupsionit ka një angazhim të qartë, por ajo që kërkojmë të shikojmë është se duam të shohim një serë arritjesh në vazhdimësi. Për të treguar se do ketë dhe një historik të qartë në këtë fushë do ishte heqja e imuniteteve- tha më tej Mirel, duke shtuar se duhet të krijohen kushte në mënyrë të plotë që të çojnë të heqja e imunitetit.
Zgjidhja e çështjes së pronave- tha Mirel- është thelbesore në zhvillimin e vendit, dhe veçanërisht në aspektin ekonomik.
Kemi vlerësuar pozitivisht se është hartuar një ligj i ri për pronësinë, se kjo fushë po pengon ecurinë në vend. Ne kemi parë që ka patur rritje ekonomike në vend, por mendimi ynë është që pasi të jenë zgjidhur problemet e pronësisë Shqipëria do të ecë para në rrugën e zhvillimit- tha ai.
Ndërkaq kreu i Ballkanit në Komisionin Europian deklaroi se sa i takon mjedisit mbetet ende shumë punë për tu bërë, kjo për shkak edhe të kostove të larta financiare që kërkon përmbushja e këtyre kritereve.
Sa i takon medisit dhe ambjentit ka shumë për të bërë. Dhe kjo vlen edhe për vendet e tjera, kërkojnë një kosto të lartë. Por e rëndësishme është implemetinim dhe zbatimi i këtyre çështjeve jo vetëm për ligjin por edhe vlerësimi i studimeve të ndryshme që kanë të bëjnë me mjedisin- tha Mirel.
Ndërkohë në fjalën e saj ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu deklaroi se pala shqiptare do ta votojë heqjen e imunitetit, madje ka kërkuar që ky të jetë dhe një kusht i BE-së për Shqipërinë.
Ftoj palën europiane që heqja e imunitetit të vendosët si kusht për integrimin në BE. Mazhoranca ka ofruar mundësitë e saj, le të jetë ky një kusht edhe për opozitën. Qeveria shqiptare angazhim maksimal për të votuar heqjen e imunitetit- tha Bregu duke nënvizuar një sërë arritjesh në përmbushjen e kritereve të BE-së, si miratimi i një sërë ligjesh, ngritja e komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Integrimi, Politika të bashkëpunojë, masa konkrete Tiranë- Mënyra e vetme për të përparuar në rrugën e...
- Debatet me telekomandë të politikës shqiptare (Nga Dorian Koçi) Ngjarja më e madhe televizive e fillimit...
- 10 pikat e Ramës, 10 votat e Tiranës, dhe nota 10 e politikës Shqiptare. (Nga Bledar Kurti) Më në fund opozita u rizgjua nga...