Egjipt, përfundon proçesi i zgjedhjeve, fiton “Vëllazëria Myslimane”

Ka përfunduar procesi i gjatë, i zgjedhjeve në Egjipt. Sipas një lajmi të bërë publik nga mediat egjiptiane, mësohet se sipas rezultateve zgjedhore të publikuara, Partia Drejtësi dhe Liri e vëllezërve myslimanë ka fituar 127 vende në Parlament, kjo nisur nga kuota proporcionale në Asamblenë e Popullit, e thënë ndryshe rreth 40%. Ndërsa Blloku Al-Nour ka fituar 90 vende në Parlament. Këto rezultate i referohen të dhënave të Komisionit Elektoral. Në vend të tretë është renditur partia e moderuar e Wafd, me 33 vende në Parlament. Pjesa proporcionale mbulon dy të tretat e 498 vendeve në Parlament. Këto janë zgjedhjet e para të lira që zhvillohen në Egjipt, pas rënies së Mubarak. Presidenti Hosni Mubarak qëndroi në krye të Egjiptit prej më shumë se 30 vitesh, i cili u rrëzua nga pushteti pas protestave të dhunshme që përfshinë Egjiptin.