SHBA, Karolina e Jugut voton për të kandidatin republikan

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gara për të zgjedhur kandidatin e Partisë Republikane për sfidimin e presidentit aktual amerikan, Barak Obama, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka mbërritur sot në shtetin e Karolinës së Jugut. Kandidati kryesor, Mit Romni kryeson sondazhet përpara Nut Gingriç dhe Rik Santorum. Ron Paul është kandidati i katërt dhe i fundit në këtë garë, pas dorëheqjes së guvernatorit të Teksasit, Rik Perri. Romni, ish-guvernator i shtetit të Masequsets, ka fituar zgjedhjet në Nju Hempshir dhe në Ajoua, me shpresën se do të dalë i pari edhe në Karolinën e Jugut.