“2012”, fundi i botës në kinema Millenium
Një film me efekte speciale madhështore, nga një akrobaci në tjetrën, nga toka në det, por që flet më shumë për moralin, politikën, e drejtësinë duke theksuar sesa e rëndësishme është që të dish të zgjedhësh shpejt dhe mirë. Me “2012” Emmerich kapërceu të gjitha caqet e gjinisë katastrofike, duke sjellë skena edhe më prekëse e gati-gati epike. Këtë herë ai shkatërron të gjithë njerëzimin, duke gremisur gjithçka nga Roma në Rio de Zhaneiro.
Shekuj më parë fiset Maja na lanë një kalendar me një datë të qartë që shqetëson të gjithë. Viti 2012 mban në ankth cilindo që i beson profecisë për fundin e botës. Kurrë më parë në histori nuk ka pasur një ditë kaq domethënëse në kaq kultura, besime, shkencëtarë dhe politikanë. Një kataklizëm globale do të sjellë fundin e botës nga e cila një pjesë e vogël njerëzish do të bëjnë përpjekje heroike për të mbijetuar. Të paktën kështu ndodh në filmin “2012”, një nga prodhimet më përfolura të Hollivudit, realizuar nga regjisori i filmave “Indipendence Day”, “Gozdilla” dhe “The Day After Tomorroë”, gjermani Roland Emmerich. Një histori rrëqethëse që sjell në një megaproduksion aktorët më të mirë të kinemasë së pavarur, John Cusack, Chiëetel Ejiofor, Amanda Peet, Oliver Platt, Ëoody Harrelson apo Thandie Neëton e Danny Glover. Ndërsa vazhdon të jetë ndër dhjetë filmat më arkëtuar në Amerikë, “2012” ka mbërritur edhe për publikun shqiptar në ekranin e madh të kinema Millennium, që prej datës 22 dhjetor. Gjithçka fokusohet në një histori qendrore të ndërtuar mbi shkrimtarin e pafat Jackson Curtis, i cili vazhdon të dojë fëmijët e tij dhe ish-gruan. Për hir të tyre ai ndërmerr një udhëtim dëshpërues përtej mundësive të tij, por jo pa shpëtim. Në këtë rol interpreton aktori i njohur John Cusack. Po ndërsa Curtis kalon shumë peripeci për të shpëtuar familjen e tij, është Adrian, është një personazh që universalizon shpirtin sakrifikues dhe human të njeriut. I interpretuar nga Chiëetel Ejiofor, Adrian është një nga këshilltarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një shkencëtar që është në dijeni të planit për të shpëtuar një pjesë fare të vogël nga e gjithë jeta në planet, falë disa arkave shpëtimtare. Konflikti mes tij dhe një tjetër këshilltari që këmbëngul për të mos hapur portat e njërës prej arkave, duke lënë jashtë mijëra njerëz që prisnin të shpëtonin, është mishërimi i njeriut ideal.
MTKRS, aktivitete për festat e fundivitit
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve organizon një sërë aktivitetesh me rastin e festave të fund vitit. Zv.ministria, Suzana Turku bëri të ditur në një konferencë për shtyp se sot për publikun kryeqytetas do të organizohen një sërë aktivitetesh të tjera në Bulevardin qëndror në Tiranë. “MTKRS ka organizuar dhe mbështetur një seri aktivitetesh kulturore dhe artistike të cilat janë zhvilluar ditët e fundit në institucionet kombëtare të artit dhe kulturës. Ministria jonë për ti dhënë edhe më shumë gjallëri dhe për të krijuar atmosferë festive të dielën, nga ora 16:00 deri në orën 20:00 do të organizojë një seri aktivitetesh në Bulevardin Qëndror të Tiranës, nga pjesa e Piramidës deri te Pallati i Kongreseve. Trupa e baletit, Cirku, Qëndra e fëmijëve, Banda e Ushtrisë, Kori Pax Dei, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, Shkolla Kombëtare e Baletit me një program ku përfshihet baleti klasik dhe ai modern, Danci modern, si dhe një karaoke e madhe në shesh për t’ju dhënë mundësi qytetarëve të jenë protagonistë të këngës, janë disa nga aktivitetet që do të organizohen të dielën”, bëri të ditur zv.ministria e Kultures, Suzana Turku.
28 Dhjetor 2009