E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 Janar, një shtetas tjetër nën hetim

TIRANE- Një shtetas tjeter është marrë në hetim nga policia e Tiranes lidhur me ngjarjet e ndodhura ne demonstraten e opozitës ne 21 Janar në Tiranë.
Në një komunikate, shpërndarë sot për mediat, Policia e Tiranes njoftoi se, shërbimet e Komisariatit Nr.6 të Policisë filluan procedimin penal për shtetasin: Sazan Zoto, 39 vjeç , banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Sipas policisë, procedimi ndaj tij nisi pasi më 21 Janar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Kundershtim i punonjesit te rendit publik” ne bashkëpunim.
Çështja do t'i kalojë për hetime të mëtejeshme prokurorisë.
Ditët e fundit policia e Tiranes ka nisur hetimet per dhjetra persona, të cilët dyshohen se janë perfshire ne akte te dhuneshme ndaj policise, gjate demonstrates se opozites ne 21 janar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›