E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 majit PD mbledh të dielën Këshillin Kombëtar

TIRANE- Partia Demokratike do të mbledhë të dielën Këshillin Kombëtar, ku pritet të diskutohet mbi përgatitjet për zgjedhjet lokale të 8 majit.
Sipas zyrës së shtypit pranë PD-së, mbledhja do të nisë në orën 11:00 në selinë e PD-së, nën drejtimin e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në 14 dhjetor 2009 Partia Demokratike mblodhi Kuvendin e IX-të Kombëtar të saj, organi më i lartë drejtues partiak, i cili rikonfirmoi në krye të partisë Kryeministrin Sali Berisha, ndërsa miratoi dhe ndryshimet statutore të kësaj force politike.

1267 delegatët nga 39 degë të PD-së votuan edhe për zgjedhjen e 100 anëtarëve të Këshillit Kombëtar, një forum i rëndësishëm partiak, për të cilin garuan 400 kandidatë.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›