E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt BE-së me fusnotë

 Kështu konkludon një dokument, analizë e ekspertëve ligjorë të Këshillit Evropian.
Këshilli Evropian po e shqyrton mundësinë që pas studimit të fizibilitetit Kosovës ti mundësojë nisjen e negociatave për stabilizim-asociim, si dhe futjen e Kosovës edhe në disa programe të tjera, nga të cilat përfitojnë shtetet që janë kandidate potenciale.

Por Kosova e prezantuar si “Kosovo*”, nuk do të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian si shtet, meqë pesë vende të BE-së ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.

“Koha Ditore”, ka arritur të sigurojë analizën që zyra Legale e Këshillit Evropian ka përgatitur për 27 vendet anëtare të BE-së, në të cilën shpjegohet se çdo nënshkrim i BE-së me Kosovën që prezantohet me fusnotë sipas konkluzës së arritur në dialogun teknik me Serbinë nuk paraqet njohje të shtetit të Kosovës e as njohje nga shtetet veç e veç, nëse nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Sipas këtij opinioni ligjor të ekspertëve të BE-së edhe nëse nisin negociatat për stabilizim-asociim me Kosovën, duke mos paragjykuar kështu nisjen e tyre dhe as nënshkrimin, shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën nuk kanë nevojë të shqetësohen, sepse dhënia e një pëlqimi të tillë nga Këshilli Evropian nuk nënkupton njohje të Pavarësisë së Kosovës.

“Shërbimi ligjorë i Këshillit është pyetur që të jap mendimin e vet të shkruar për rekomandimin e komisionit për Këshillin që të hapen diskutimet për një aranzhim të mundshëm sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në Programet e BE-së, që është diskutuar disa herë me palët punuese për Ballkanin Perëndimorë. Në veçanti shërbimi ligjorë është pyetur që të komentojë nëse përdorimi i nenit 218 të Traktatit të Funksionimit të BE-së do të mund të autorizonte Komisionin që të hapte negociatat”, thuhet në analizën e shërbimit ligjor të mekanizmit më të fuqishëm vendimmarrës të Bashkimit Evropian, shkruan “Koha Ditore”.

Zyra Ligjore u konfirmon 27 shteteve anëtare të BE-së se neni 218 mund të përdoret për hapjen e negociatave, mirëpo nuk e përmend nënshkrimin e tyre dhe as përfundimin. Në fakt, sipas përgjigjes së shërbimit ligjorë të BE-së, vetëm pikat tre dhe katër, që flasin për hapjen e negociatave nga Komisioni Evropian, janë baza për hapjen e tyre edhe me Kosovën që do të paraqitet aty si “Kosovo*”. /Start/

                                                                                             2012-09-26 10:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›