E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Aleanca me PS solide, Rotacioni i domosdoshëm dhe i pashmangshëm

FIER-Kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë takimit me strukturat e partisë në Fier, vlerësoi se aleanca me Partinë Socialiste është solide dhe e natyrshme, ndërkohë që shtoi se tashmë rotacioni është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm.

Meta, gjatë fjalës së tij vlerësoi se largimet e krerëve të institucioneve në prag të zgjedhjeve parlamentare ‘janë hakmarrje politike, primitive’.

Duke iu referuar zhvillimeve politike në vend, pas largimit të koalicionit me PD, e cila solli dhe kërkesën e kësaj të fundit për largimin e anëtarit të LSI-së Ilirjan Muho nga KQZ, Meta vlerësoi se veprimi i mazhorancës është jashtë ligjit dhe antikushtetues.

Meta premtoi se ato që largohen nga punë, do të tani do të kenë sërish postin e tyre pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, ndërkohë që nënvizoi se një parti e vetme nuk mundet që të qeverisë vendin.

Kreu i LSI -së Ilir Meta, prezantoi nënkryetarin e Partisë Petrit Vasili, si drejtuesin e fushatës në Qarkun e Fierit.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›