Kore e Jugut, Mega koncert i këngëtarit Psy në Seul
SEUL- Këngëtari koreanojugor, Psy do të zhvillojë sot në Seul një mega koncert, që do të transmetohet drejtpërdrejt në "YouTube", ku do të paraqesë gjithashtu këngën e tij më të re, "Gentleman", pas videos të suksesshme, "Gangnam Style".
Rreth 50 000 admirues do të jenë të pranishëm në këtë koncert, që do të zhvillohet në stadiumin e Seulit.
"Gentleman" u publikua dje zyrtarisht në 119 vende të botës. Kjo video pritet të publikohet në faqen zyrtare të këngëtarit.
Psy, emri i vërtetë i të cilit është Park Jae-Sang, njoftoi se kjo video do të përmbajë kërcime tradicionale koreane.
(e.m/BalkanWeb)