Kukes, vendasit fitojne 2-1 me Tiranen
KUKES- Një fitore të vështirë 2-1 ka arritur sot ekipi i Kukësit në stadiumin “Zeqir Ymeri” me ekipin e Tiranës.
Ishin minutat e fundit që ngritën peshë qindra sportdashësit e pranishëm në shkallët e stadiumit. Në një prej sulmeve, në minutën e 80-te, vendasit arritën të shënonin me anë të sulmuesit Brahja.
Në minutat e mbetura miqtë rritën forcen goditese dhe arritën që në minutën e 86-te të barazonin rezultatin me anë të futbollistit Cota. Por, sulmi i parë që nisi nga mesi i fushës nga vendasit shkoi deri në afërsi të portës së miqve, kur sulmuesi i vendasve, serbi Popovic, arriti ta dërgojë topin në rrjetën e miqve, kur kishtë mbetur vetëm një minuta nga përfundimi i ndeshjes.
Në 22 javët e deritanishme ekipi i Kukësit ka grumbulluar 38 pikë, me 10 fitore, 8 barazime dhe 4 humbje.
(e.m/ata/BalkanWeb)