E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia Tiranë konkurs mes shkollave të mesme në Art dhe Sport

TIRANË- Bashkia Tiranë, organizoi pasditen e sotme konkursin e shkollave të mesme të kryeqytetit në art dhe sport. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, gjatë fjalës hapëse të aktivitetit theksoi se konkursi gjykohet nga artistë të mirënjohur, ndërkohë që për më të mirët do shpërndahen bursa.

Aktivitetin me fëmijët e kryeqytetit e përshëndeti edhe kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili i përgëzoi fëmijët këshilloi fëmijët që të merren me aktivitet sportiv , i cili nuk bën mirë vetëm për trurin, por edhe për mendjen.

Kryeministri vendit, premtoi se në 4 vitet që vijnë, qeveria do të bëjë gjithçka që cdo shkollë 9-vjecare të ketë territorin e tij sportiv.

“Qeveria do të bëjë gjithçka të nxisë tej këtë pasion, të krijojë kushtet që ju të stërviteni në sportin që doni. 4 vitet që vijnë ne jemi të zotuar të ndërtojmë në cdo shkollë 9-vjecare në cdo komunë të Shqipërisë terrene sportive për nxënëse dhe nxënësit e vendit tonë në do të zhvillojmë traditën sportive si një nga traditat me të bukura për rininë shqiptare dhe shqiptarët në tërësi”, premtoi kryeministri.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›