E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunim midis Ombudsmenëve

Në fillim të takimit z.Totozani bëri një përshkrim të punës së institucionit të Avokatit të Popullit të Shqipërisë, të kontributit që ka dhënë ky institucion në procesin e integrimit europian të Shqipërisë si dhe filozofia që ka z.Totozani për drejtimin e institucionit.

Për sa i përket marrëdhënieve mes institucioneve gjatë takimit u fol për bashkëpunim konkret dhe të vazhdueshëm mes institucionit të Ombudsmanit të Maqedonisë, institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri dhe institucionit të Ombudsmanit të Malit të Zi.

Në takim u fol për marrëveshje bilaterale mes palëve, për shkëmbim eksperiencash, shkëmbim të raporteve vjetore, takime të përvitshme me fokus në çështje të caktuara që prekin të drejtat e njeriut etj. Nga ana e tij z. Memeti dhe z. Bakovic shprehën mirënjohje për ftesën dhe i vlerësuan si mjaft të dobishme shkëmbimet e eksperiencave dhe bashkëpunimin mes institucioneve homologe në rajon për foricimin e rolit të institucioneve në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Në ta ardhmen do ketë takime të përbashkëta mes palëve të cilat do të formalizohen dhe me një marrëveshje konkrete. /Start/

                                                                                             2012-09-19 12:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›