Lëvizjet e arsimtarëve, MASH nis hetimet

Kjo ministri ka nisur grupe inspektorësh nga Tirana për të verifikuar denoncimet e sindikalistëve të arsimit. Javën e ardhshme pritet të mësohen detaje më shumë mbi këto inspektime.
Një ditë më parë, Xhaferr Dobrusha, kreu i Federatës së Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, deklaroi se nga denoncimet e sindikatave në rrethe dhe nga ankimet e drejtpërdrejta të dhjetëra mësuesve rezulton se zyrat arsimore në disa qarqe si Mallakastër, Mirditë, Has, Gramsh, Librazhd etj, po bëjnë lëvizje masive të mësuesve nga një shkollë në tjetrën, duke shkelur në mënyrë flagrante dispozitat e kontratës kolektive të nivelit të parë, që ligjërisht disiplinon këtë proces.
Ai solli shembull Hasin ku mësuesit më të mirë që janë diplomuar në Universitetin e Tiranës e që kanë punuar për rreth 15 vjet në gjimnazin e vetëm të këtij rrethi, pa asnjë motivim ligjor apo kontraktual janë transferuar në një shkollë komune. Në Mallakastër tha Dobrusha përveçse kërcënohen edhe drejtuesit sindikalë, shumë mësues të shkollave 9 vjeçare, me kualifikim të njëjtë, lëvizin nga vendbanimi i tyre, nga një cep i rrethit në një rreth tjetër. Ai ka sqaruar se veprime të kësaj natyre po bëhen edhe në rrethin e Gramshit, Devollit etj./Start/
2012-09-19 15:12