Durrës, droga njëtonëshe, edhe tre persona në kërkim

Fillimisht u arrestua drejtuesi i mjetit, por më vonë ai u la i lirë, teksa u arrestua pronari i tullave, i cili kishte futur drogën për ta transportuar në drejtim të Italisë.
"Në vijim të punës që lidhet me hetimin e rastit të trafikimit të sasisë prej 1024 kg Kanabis Sativa nëpërmjet Portit të Durrësit drejt Italisë, ditën e djeshme u arrit të dokumentohet përfshirja në këtë veprimtari edhe e 4 personave të tjerë. Nga kontrollet e ushtruara në vijimësi, u arrit të kapet e arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe u shpallën në kërkim dhe po vijojnë masat për kapjen e 3 personave të tjerë të përfshirë, gjeneralitet e të cilëve për shkak të hetimit mbeten anonime", thotë policia e Durrësit.
Ndërkohë, policia ka arrestuar deri më tani shtetasi Agim Sula, 55-vjeç, pronar i tullave, ndërsa po kërkohen edhe tre persona të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur. "Nga pika e përbashkët e kontrollit në Portin Detar Durrës, rreth orës 21.00 të datës 17 shtator, shërbime të Policisë Kufitare dhe strukturës Kundër Drogës në Drejtorinë e Policisë Qarkut, ushtruan kontroll në automjetin trajler Renault me targa të kokës AA 858 BD dhe targa të karrocerisë AA R 668; mjet i cili priste të imbarkohej në tragetin "Adriatika" të linjës Durrës -Bari. Gjatë kontrollit fizik të këtij mjeti, i cili kryente transportin e paletave me tulla, rezultoi se në çdonjërën prej tyre ishte fshehur nga nje kuti druri me lëndë e cila për nga karakteristikat dyshohet të jetë narkotike e llojit Kanabis Sativa. Nga peshimi i tërësisë së pakove të gjetura rezultoi se nëpërmjet automjetit në fjalë synohej transportimi dhe trafikimi i një sasie prej 1 ton e 24 kg lëndë narkotike drejt Italisë", thanë burime të policisë. /Start/
2012-09-19 14:19