E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç, kalimtarja përplaset për vdekje

 Viktima është shtetasja Dava Durrësi, e cila është përplasur fort nga një automjet teksa po tentonte të kalonte rrugën. Ajo ndërroi jetë pak minuta më vonë në spital për shkak të plagëve të marra.

Forcat e policisë rrugore dhe skuadrat e hetimit shkuan menjëherë në vendngjarje, duke ndaluar edhe drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin. Shtetasi Erjon Martinaj, 25-vjeç, u arrestua dhe do të gjykohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen. /Start/

                                                                                             2012-09-19 15:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›