Integrimi në BE, Eshton, Fyle: Presim përparim të Serbisë
BRUKSEL-Serbia tani mund t’i bëjë hapat përfundimtarë në mënyrë që në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ta fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kanë theksuar sot shefja e politikës së jashtme të BE, Ketrin Eshton, dhe komisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle.
Më tej ata janë shprehur të inkurajuar për përparimin në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës, me ndërmjetësimin e BE-së.
“Marrëveshja e fundit, e arritur para një jave dhe sinjalet pozitive të paradokohshme në zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, tregojnë se në mënyrë të vendosur lëvizim në drejtim të duhur”, vlerësojnë Eshton dhe Fyle.
(d.b/BalkanWeb)