Wollfarth: Mbrojtja e të drejtave të njeriut të jetë prioritet
TIRANE - Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave dhe Lirive Universale të Njeriut, kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth ka bërë thirrje për një vëmendje më të madhe të aktorëve dhe faktorëve politikë në vend, sa i përket zbatimit të ligjeve që mbrojnë liritë dhe të drejtat e njerëzve dhe që ndalin çdo akt diskriminimi dhe pabarazie.
“Të drejtat e njeriut duhet të jenë të drejta të jetës sonë individuale, duke filluar nga familjet tona. Në bazë të qëndrimeve tona duhet të qëndrojë një parim, ai i barazisë dhe mosdiskriminimit”,- u shpreh ambasadori Wollfarth.
Bashkë me Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Shqipëria përkujton këtë vit edhe 20-vjetorin e firmosjes së kartës së Helsinkit dhe anëtarësimin në Organizatën e Sigurimit dhe Bashkëpunimit Europian.
(er.nu/news24/BalkanWeb)