E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, pengmarrje në burgun e sigurisë së lartë, Koridhalos

ATHINE - Një zyrtar i burgut mbahet peng nga një i burgosur i burgut të sigurisë së lartë të Koridallos në Athinë.

Incidenti filloi rreth orës 7 15 minuta, kur në rrethana ende të panjohura i burgosuri i armatosur, mori peng zyrtarin e burgut.

Disa informacione që vijnë nga brenda burgut, flasin për dy pengje.

Forca të shumta policie kanë bllokuar vendin, ndërkohë që i burgosuri tentoi njëherë pa sukses të arratisej. 

Në të njëjtën dhomë me të, janë të akuzuar për përfshirje në "Komploti i celulave të zjarrit".

Të afërmit e të burgosurve të cilët kanë shkuar për vizitë, janë bllokuar brenda burgut. 

Po kryhen bisedime për t'i dhënë fund pengmarrjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›