Negociatat me Trojkën, Venizelos: Kritike dhe të vështira
ATHINE - Sot në Athinë filluan diskutimet mes Treshes (FMN, BQE, Komisionit Evropian) qeverisë greke dhe bankave për programin e kredisë së re, në vlerë 130.000.000.000 € dhe për programin e këmbimit të obligacioneve greke me qëllim prerjen e borxhit.
"Kritike dhe e vështira", i cilësoi ministri i Financave venizelos, negociatat për programin e shkëmbimit të bonove greke, proces që duhet të përfundojë deri në fund të janarit 2012.
Në një konferencë për shtyp pas takimeve të tij me përfaqësuesin e kreditorëve privatë Charles Dalaras dhe përfaqësuesit e Trojkës, Venizelos tha se "Buxheti i vitit 2012 është jashtëzakonisht i vështirë".
Zëvendëskryeministri grek Venizelos tha se nuk ka masa të reja, por theksoi se qeveria duhet të vazhdojë punën për të ulur shpenzimet.
Nga ana tjetër, Ministri i Financave tha se zgjedhjet në vend nuk mund të mbahen para përfundimit të diskutimeve dhe finalizimit të programit të ri të kredisë në vlerë 130 miliardë euro.
Venizelos tha se vendimi Samitin e 9 Dhj për Greqinë do të zbatohen dhe iu bëri thirrje të gjitha forcave politike për të motivuar punën e qeverisë.
Përsa i përket programit të ri që do të shoqërojë marrëveshjen e re të kredisë, Z. Venizelos tha se programi aktual është baza e negociatave për programin e ri.