21 grupe pune për programin e ri, Rama: Unë e di cfarë i nevojitet Shqipërisë
TIRANË- Partia Socialiste prezantoi sot për publikun nisjen e punës për vënien në zbatim të programit të ri politik, të quajtur nga lideri i PS-së Edi Rama “Rimëkëmbja e Shqipërisë”.
21 grupe punë do nisin nga sot punën për të detajuar këtë program që sic tha Rama, do ta cojë PS-në në zgjedhjet e 2013-ës me një “pasqyrë të plotë të programit mbi ekonominë, demokracinë, shoqërinë, Europën dhe të gjitha shqetësimet e sfidat e kohës. Rruga e programit tonë ka nisur”, tha kryesocialisti.
Rama deklaroi më tej se PS është rikthyer në rrugën e re me më shumë vendosmëri për të penguar falimentimin ekonomik të Shqipërisë, për të shëruar plagët sociale, për një politikë radikale në shëndetësi, për të zgjidhur çështjen e pronës, sic tha ai. Ai u shpreh se, e di cfarë i nevojitet vendit.
“Shqiptarët mendojnë që vendi po shkon në drejtimin e gabuar, koha po imponon ndryshime, kjo është koha e duhur për politikën e të ardhmes. Do shtrojmë sot për zgjidhe problemet që pengojnë ekonominë, shoqërinë, demokracinë, Shqipërinë Europiane. Shqipëria të bëhet vendi që ëndërrojnë shqiptarët, pasi censusi tregojnë se vendi është braktisur. Unë dua të dëgjoj dhe jo vetëm të udhëheq. Të bashkëpunojmë me njerëzit. Ky është momenti ku unë e di çfarë besoj, e di pse ky vend po shkon në tatëpjetë por s’mund ta bëj të mundur pa ju dëgjuar juve. Kjo politikë ka dështuar, po falimenton Shqipërinë”, shtoi Rama.
(vijon)