Kriza, FMN: Shqipëria të ulë borxhin publik, të rrisë taksat
TIRANE-Fondi Monetar Ndërkombëtar zbardh në një dokument efektet e krizës në Europën Juglindore, ku një analizë i bëhet dhe Shqipërisë.
Në një dokument të hartuar nga tre ekpertë italianë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN, Emidio Cocozza, Andrea Colabella, dhe Francesco Spadafora hidhet dritë mbi efektet e krizës financiare në vendet e Europës Juglindore, ku theksohet se 6 vende të Rajonit, po ndjejnë dukshëm efektet e krizës globale, sidomos dhe në financimin e borxheve.
Raporti vë re se 6 vende në Rajon, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja, Kroacia, Mali i Zi janë nën presion për të financuar borxhet e jashtme borxhin e brendshëm por dhe buxhetet qeveritare.
Efektet e krizës, raporti i konstaton në rënien e nivelit te eksporteve dhe rritjen e borxhit të jashtëm duke iu afruar kufirit zyrtar 60% te PBB. Si rekomandim per Shqipërinë, FMN parashtron që brenda 2013 të reduktoje borxhin në 50% te prodhimit të brendshem bruto.
Duke analizuar situatën ekonomike në Shqipëri, raporti vë re se vendi yne përballoi recensionin në 2009 dhe me tej si pasojë e një politike të kujdessme fiskale dhe besimit të investitoreve.
Raporti thotë se shumë shpejt edhe Shqipëria e Kroacia mund të ndjekin shembullin e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovines, duke marrë masa drastike për shkurtimin e shpenzimeve dhe shtim të taksave.
Luhajet e kursit të kembimit nuk ishin të forta dhe brenda kuadrit ligjor të inflcionit, citon Raporti. Bankat vijuan kreditimin e ekonomisë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar e cilëson ne pergjithesi Shqipërinë si një vend të besueshëm për investitorët e huaj, por thekson se në vitin 2007, Shqipëria regjistroi nivele shumë të larta të defiçitit tregtar dhe borxhit publik.
(d.b/News24/BalkanWeb)