E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha pyetet në Uashington për 21 janarin: Hetimi, brenda kornizës ligjore

Share

Atë që nuk e kanë bërë studentët apo shpura që shoqëron Bashën nëpër takimet e ndryshme që organizon nëpër salla të ndryshme të Tiranës prej një viti, e kanë bërë në Uashington. Ai është pyetur nga të pranishmit në një seminar në Uashington, për ngjarjet e 21 janarit, duke qenë se në atë kohë ka qenë ministër i Brendshëm.

Basha i është shmangur përgjigjies, duke u mjaftuar vetëm me faktin se hetimi për 21 janarin duhet të bëhet brenda kornizës ligjore.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që procesi të eci në parametrat e shtetit ligjor dhe në këtë kuptim çdo aktor duhet të udhëhiqet pikërisht nga ligji dhe nga nevoja për të ekzekutuar  brenda kornizës ligjore përgjegjësitë që ka, deklaroi Basha.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›