Shehi i LZHK: Duhet Qeveri e re kalimtare me mandat 2012
TIRANE- Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar thotë se trazirat e 21 janarit futën shtetin në kolaps dhe propozon krijimin e një qeverie kalimtare me mandat të kufizuar deri në 2012. Në një prononcim për median zoti Dashamir Shehu propozoi sot në mesditë krijimin e një qeveria kalimtare me të gjithë faktorët politikë, ku shumica aktuale të propozojë kryeministrin, dhe ajo të ketë një mandat të kufizuar deri në 2012.
Në lidhje me komisionin hetimor të ngritur nga mazhoranca për hetimin e trazirave të 21 janarit, Shehu tha se “komisioni s’ka vlerë as morale dhe as juridike”. Ai nënvizoi gjithashtu përmirësimin e Kushtetutës dhe fillimin e punës për Kodin e ri zgjedhor i domosdoshëm për zgjedhje të lira.
(s.g/balkanWeb)