Mamurras, grabitet një argjendari
Një argjendari është grabitur mëngjesin e sotëm në qytetin e Mamurrasit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm ku një argjendari është grabitur nga dy persona të armatosur të cilët më pas janë larguar me një automjet pa targa.
Sipas infomracioneve grabitësit kanë arritur të marrin me forcë një sasi të konsiderueshme bizhuterish floriri dhe parash.
Ndërkohë nuk dihet ende vlera e mallit të vjedhur por policia ka nisur hetimet për identifikimin edhe kapjen e autorëve.