21 janari Lajcak takim me Topin Berishen e Ramen

I dërguari i posacëm i Bashkimit Europian në Shqipëri, Miroslav Lajcak ka zhvilluar takimet me kreun e shtetit Bamir Topi, kryeminstrin Berisha dhe kreun e opozitës, Edi Rama. Gjatë takimit me presidentin Topi, Lajçak theksoi nevojën urgjente për qetësi, si dhe respektim të Kushtetutës, shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së institucioneve për të ushtruar detyrat e tyre kushtetuese. Topi dhe Lajcak theksuan rëndësinë e zhvillimit të një hetimi tërësor, profesional, transparent e të paanshëm të ngjarjeve të 21 janarit, i cili duhet të të shoqërohet me rivendosjen e të dialogut politik institucional. Kreu i shtetit nga ana e tij e quajti “një mision jetik” për Shqipërinë, ardhjen e të dërguarit të BE-së.
Lajcak ka vijuar më pas takimin në kryeministri me shefin e qeverisë Sali Berisha. “BE e konsideron diskutimin mbi zgjedhjet e 2009 si një kapitull i mbyllur përfundimisht bazuar në vlerësimin e bërë nga raporti i OSBE / ODIHR!”, është shprehur Lajcák, duke shtuar se 'në Bashkimin Evropian ka zero mbështetje për zgjedhje të parakohshme apo për bojkot të zgjedhjeve lokale'. Ndërsa lidhur me veprimtarinë e komisionit hetimor kryeministri Berisha garantoi një hetim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit. “Shqipëria, - është Republikë Parlamentare, ndaj dhe hezitimi i drejtuesve të ndonjë institucioni për të përmbushur detyrimet ligjore dhe kushtetuese ndaj Kuvendit të Shqipërisë bie ndesh me këto të fundit”, është shprehur kryeministri.
I dërguari i posacëm i BE-së, është shprehur se kërkohet hetim për zbardhjen e plotë e të paanshme të ngjarjeve të 21 janarit në kuadrin e institucioneve dhe shtetit ligjor, si dhe shmangia e çdo lloj akti të mëtejshëm provokues. Gjatë pasdites Lajcak është takuar edhe me kreun socialist Edi Rama në selinë e Partisë Socialiste, ku i ka shprehur mesazhin e Bashkimit Europian për situatën politike në vendin tonë.
Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e enjte , 03 shkurt 2011 )