E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina firmos programin e BE-se perfiton 64 mln euro

Qeveria e Kosovës dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë firmosen në Prishtinë marrëveshjen e Instrumentit të Para-anëtarësimit-IPA, nga e cila në kuadër të programit të asistencës Kosovë përfiton 63.9 milionë euro. Firmosja e kësaj marrëveshjeje nga kryeministri në detyrë Hashim Thaçi dhe shefi i zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Davidi  u bë në mjediset e Qendrës Informative Kulturore të Bashkimit Evropian.
 
“Ne tani kemi përmbushur plotësisht zotimin tonë nga konferenca e donatorëve e korrikut 2008. Por, ç’është më e rëndësishme, ne jemi siguruar se fondet e IPA-së janë shpenzuar në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve të Kosovës”, tha Renzo Davidi, Shef i Zyrës ndërlidhëse të KE në Kosovë.
 
Kryeministri Hashim Thaçi tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje financiare Komisioni Evropian që nga Konferenca e Donatorëve e vitit 2008 ka investuar gati 400 milionë euro në Kosovës.
  
“Nevojat e sotme të Kosovës i tejkalojnë kapacitetet e saj për t’i financuar të gjitha kërkesat. Për fat të mirë, Kosova vazhdon të gëzojë një partneritet të sinqertë dhe të fuqishëm më të gjitha vendet mike të Bashkimit Evropian. Instrumenti i Para Anëtarësimit (IPA) vazhdon të jetë një instrument kyç për financimin e reformave të nevojshme drejt përmbushjes së standardeve Evropiane”, u shpreh Hashim Thaçi, Kryeministër në dorëheqje i Kosovës. Paratë që pritet të hyjnë në Kosovë nga marrëveshja do të shpenzohen për përforcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e qeverisjes, reformimin e administratës publike.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›