E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Javen qe vjen bisedimet per qeverine e re

Kryeministri ne doreheqje i Kosoves Hashim Thaci tha sot se zvarritja e procesit zgjedhor ishte arsyeja e mospermbushjes se zotimeve per te paguar pagat e reja te rritura per punonjesit e sektorit publik. Ai i beri keto komente pas nje ceremonie te nenshkrimit te nje marreveshjeje ne vlere prej 63.9 milione eurosh me Komisionin Evropian ne kuader te Programit per Para-Anetaresim.

Kryeministri Thaci tha se vendimi per rritjen e pagave eshte ne fuqi dhe ai do te zbatohet menjehere pas miratimit te buxhetit te ketij viti. Moszbatimi i ketij vendimi nxiti shume reagime ne Kosove ku organizatat sindikale paralajmeruan protesta muajin qe vjen ndersa partite politike kritikuan qeverine ne largim per premtime paraelektorale pa mbulese. Kryeministri Thaci tha se faji qendron tek ata qe e kane zvarritur procesin zgjedhor dhe kane ngadalesuar krijimin e institucioneve.

Kisha planifikuar ndertimin e institucioneve ne muajin janar sterzgjatja e procesit elektoral ka qene faktori vendimtar. Ai vendim eshte ne fuqi dhe njerezit do ti marrin pagat me miratimin e buxhetit ne Kuvendin e Kosoves. Kjo eshte pergjegjesi e gjithe spektrit politike sa me pare te mblidhet kuvendi miratohet buxheti dhe njerezit marrin pagat e tyre. Kete drejtim shpreh keqardhje edhe personale shpreh edhe mllefin tim per kete vonese te panevojshme dhe mund te them vendimin e ndikuar direkt ne Gjykaten Supreme per rivotim ne Mitrovice tha kryeministri Thaci.

Ai tha se ka marre nje mandat te qarte per luajtur rolin e faktorit bashkues ne vend ne cilesine e kryeministrit te ri te Kosoves dhe se nga e hena do te filloje bisedat me forcat e tjera politike per krijimin e sic tha ai nje qeverie  shume perfshirese dhe shumetnike. Zoti Thaci tha se partia e tij ka siguruar numrin e mjaftueshem te deputeteve per krijimin e qeverise se re te Kosoves ne nje afat shume te shkurter.

Synimi im eshte dhe me besim te plote do te them qe procesi i ndertimit te institucioneve te permbyllet para tre vjetorit te kremtimit te shpalljes se Kosoves shtet i pavarur dhe sovran. Prandaj ajo kontrate e imja me qytetaret vazhdon tha ai.

Por as sot kryeministri Thaci nuk shpalosi me shume hollesi rreth partnereve te mundshem te koalicionit te ri qeverises. Aktualisht me te pervijuarat mbeten mundesite qe qeveria e re te perbehet nga Partia Demokratike e Kosoves dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves por ne tryeze eshte hedhur edhe mundesia qe pjese e qeverise te jete edhe Aleanca Kosova e Re.

Lidhja Demokratike e Kosoves ka deklaruar se do qe te mbetet ne opozite ndersa nje qendrim te prere per te qendruar jashte strukturave qeveritare e ka shfaqur edhe Levizja Vetevendosje.

Kryeministri Thaci tha sot se Kosova eshte e angazhuar per marredhenie te mira me te gjithe fqinjet perfshire edhe Serbine me te cilen pas institucioneve mund te pritet fillimi i bisedimeve per ceshtjet e interesit te perbashket dhe per ti dhene fund sic tha ai kapitullit te dhunes dhe erresires mes Kosoves dhe Serbise dhe per te hapur kapitullin e bashkepunimit dhe integrimeve euroatlantike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›