E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajcak Partite te nisin dialogun. Rruge e mesme per zgjidhjen e krizes

Pas 5 orë negociatash me liderët politikë shqiptarë, Miroslav Lajcak kërkon që politika të mos zëvëndësojë  prokurorine ne hetimin e 21 janarit. "Duhet të jenë institucionet shtetërore përkatëse ato që duhet të bëjnë hetimet. Komisioni parlamentar që është ngritur, mund të jetë plotësues në këtë pikë, por nuk mund të zëvëndësojë hetimet që duhen bërë. Kemi besim të plotë te institucionet shqiptare se do të arrijnë të zbulojnë të vertetën e plotë për 21 janarin. Politikanët tuaj nuk duhet të shërbejnë si zëvëndësues të institucioneve, pasi ju i keni tashmë ato. Por përgjegjësia e tyre është të cojnë vendin gjithnjë e më afër Bashkimit Europian", u shpreh Lajcak.

• Lajcak takim me Topin, Berishën e Ramën
 
Edhe pas vizitës së dytë, Lajcak largohet i shqetësuar, duke lënë pas porosinë për gjetjen e një rruge të mesme për zgjidhjen e krizës por dhe për fillimin e menjëhershëm të punës për zgjedhjet e 8 majit. "Ne kemi ende arsye për të qenë të shqetësuar për situatën në Shqipëri. Vazhdojmë të shikojmë që ka rrezik për përshkallëzim të situatës dhe veprimeve të dhunshme. Për këtë arsye gjendem sot në Shqipëri dhe për këtë arsye u takova me presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e opozitës. Edhe një herë përsëris: ne jemi të gatshëm t'ju ndihmojë, jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë. Jemi këtu për t'ju ndihmuar. Por gjithësesi, puna dhe drejtimi i gjithë kësaj duhet të nisë nga udhëheqësit tuaj politikë", tha ai. Mesazhet që i dërguari i BE-së la pas janë ulja e retorikës që shkakton tension politik. Respektimi i institucioneve dhe Kushtetutës si dhe përmbushja e 12 rekomandimeve të progres raportit.

Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 03 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›