Vrau Emmy-n, Kelmendi mbetet në burg pa afat
03/03/2011 Dëshmia e Valza Bajra që mbylli në qeli biznesmenin kosovar
TIRANE- Azis Kelmendi, biznesmeni që goditi për vdekje me makinë këngëtaren Elsina Hidersha (Emmy), është lënë nga gjykata e Tiranës në burg pa fat. Trupi gjykues pranoi kërkesën e Prokurorisë, ndërkohë që avokati mbrojtës insistoi për lirimin e biznesmenit nga Kosova, me pretendimin se vdekja e këngëtares ka qenë aksidentale dhe jo një vrasje e qëllimshme. Mirëpo Prokuroria për të faktuar më së miri versionin e vrasjes së qëllimshme, kishte thirrur për të dëshmuar këngëtaren Valza Bajra, e cila ka qenë e pranishme në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Para trupit gjykues Bajra ka pohuar se Kelmendi ka goditur me makinën e tij tip “Taureg”, këngëtaren Emmy, në momentin kur ai po bënte indietro (prapa). Si pasojë e kësaj goditje të fortë, Emmy është rrëzuar në tokë duke marrë plagë të rënda në kokë. Kjo dëshmi është përgënjeshtruar nga Azis Kelmendi, i cili ka pohuar se këngëtarja ishte rrëzuar për shkak se ishte varur në derën e makinës së tij. Kelmendi ka theksuar se pas një grindje për motive xhelozie, ai është larguar nga lokali, por këngëtarja e kishte ndjekur duke u kapur në derën e makinës, dhe më pas ishte rrëzuar për vdekje.