Burrel, zihen për tokën, godet me sopatë kushëririn

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Burrel ku pas një sherri mes kushërinjve për tokën është plagosur njëri prej tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kudari të Burrelit ku shtetasi Qemal Beshi ka qëlluar me sopatë kushëririn e tij Petrit Beshi.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Burrelit por si pasojë e plagëve të rënda ai është dërguar me helikopter drejt spitalit Ushtarak në kryeqytet.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e Qemal Bushit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.