Kroacia kërkon ekstradimin e Momiçit

Kroacia ka kërkuar nga Franca që t`i dorëzojë ish para ushtarakun serb, Millorad Momiç. Momiç akuzohet për krime lufte kundër civilëve në fillim të konfliktit në ish Jugosllavi.
Momiç, aktualisht 47 vjeçar është akuzuar nga gjykata e Vukovarit për vrasjen e një civili dhe keqtrajtimin fizik të shumë të tjerëve. Krimet janë kryer në vitin 1991 në fshatin Berak pranë Vukovarit.
Momiç ka qenë anëtar i njësisë famëkeqe paraushtarake serbe "Skorpionët" që morrën pjesë dhe në krimet në Bosnjë e Kosovë.