E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari, një prej gardistëve rikthehet në burg

Gjykata e Lartë ka rikthyer në burg një prej gardistëve të akuzuar për katër vrasjet e kryera gjatë demonstratës së opozitës më 21 janar.

Sadik Çela do të rikthehet në burg, pas kërkesës së prokurorisë, e cila kishte kërkuar nga ana e Gjykatës së Lartë që të rrëzonte vendimin e Gjykatës së Apelit.

Kjo e fundit kishte vendosur që ta lironte Çelën 10 ditë para kohe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e kishte lënë në burg atë për 30 ditë.

Nuk dihet nëse prokuroria, pas përfundimit prej 10 ditësh të masës së sigurisë në burg, do të kërkojë sërish që Çela të qendrojë në burg.

Edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga ngjarja më e rëndë e ndodhur gjatë këtyre viteve, hetimet kanë ngecur në vend dhe ende nuk është cilësuar asnjë person përgjegjës për katër vrasjet e kryera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›