E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Mbështetje për reformën zgjedhore

Në të njëjtën linjë edhe me kreun e misionit të OSBE-ODIHR, Jonathan Stonestreet, ambasadori i OSBE, Eugen Wollfath kërkon nisjen sa më parë të punës për reformën zgjedhore me kontributin e cdo partie politike në Shqipëri.
 

Ambasadori rikonfirmoi edhe një herë se OSBE-ODIHR, është gati të japë mbështetje në realizimin e reformës, por se për këtë, është mbi të gjitha i rëndësishem bashkëpunimi mes palëve.
 

“Pritet të shihet kontributi i cdo partie në Kuvend. Kjo është e rëndësishme, vecanërisht për reformën zgjedhore. OSBE është gati të japë mbështetje për kodin zgjedhor” tha më tej Wollfarth.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›