E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Sjellja e politikës ndaj ish të përndjekurve këto 20 vjet, një farsë

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka shprehur shqetësimin e tij për ish të përndjekurit politikë, gjatë prezantimit të librit Tranzicion apo trashëgimni, të Daut Gumenit, një njeri i cili në periudhën e komunizmit ka vuajtur 23 vite burg.

Në rrugën e tij të stërmundishme, e cila nuk mbaroi fatkeqësisht me fundin e regjimt që i mori atij lirinë, por u stërgjat siç është stërgjatur për shumëkënd. Për ata që ishin të burgosurit e vërtetë, për ata që vuajtën në lëkurën e tyre dhe të familjarëve të tyre, torturat e pashembullta të cilat fatkeqësisht këto 20 vjet nuk i kanë harruar, përkundrazi kanë bërë për këta njerëz kalimin nga tragjedia në farsë të një historie, që në fakt është një histori që përsëritet në formën e saj komike, u shpreh Rama.

Autori, Daut Gumeni në librin e tij publicistik, është munduar të sjellë një portret të zhveshur të shoqërisë shqiptare të tranzicionit dhe të protagonistëve të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›