E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Fondacioni “Friedrich”, i angazhuar për integrimin

20-vjetori i krijimit të fondacionit “Friedrich Ebert”, përshëndetet dhe nga kryeministri Sali Berisha, i cili vlerëson këtë bashkëpunim të ngushtë mes palëve. Për të, ky fondacion është i angazhuar për vendin, për në rrugën drejtë Bashkimin Europian, sikurse e cilësoi dhe objekti madhor i Shqipërisë.
 

“Njërzit e Friedrich punojnë në Shqipëri, të angazhuar, të prokupuar për shoqërinë shqiptare. Kam patur një bashkëpunim të ngushtë që nga krijimi i PD-së me këtë fondacion dhe ky bashkëpunim vijon. Solli një kontribut real për të promovuar klimën e dialogut dhe mirëkuptimit në institucion, në arsim, në një aspekt shumë të gjerë. Asnjëherë nuk është lodhur. Ka përshtatur të gjithë përpjekjet në funksion të shoqërisë dhe të vendit. Jam i lumtur që vijon të punojë në këtë vend dhe ju siguroj se e vlerësoj punën gjatë këtyre viteve, por gjithashtu dhe në lidhjet e fuqishme që kemi me vendin tuaj.

Tashmë ky fondacion është i anagazhuar për vendin drejtë BE-së. Ky është objekti madhor i Shqipërisë. Rruga nuk është e lehtë, por jemi të sigurtë se do t’ia dalim me miqtë tanë, për ti dalë këtij projekti” tha më tej Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›