Topalli: Shqiptarët drejtë BE-së

“Para 20 vitesh, shqiptarët as nuk mund ta imagjinonin që të lëviznin lirshëm në vendet e BE-së, apo që vendi ynë të ishte anëtar i NATO-s”. Kështu është shprehur kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjatë një pritje që pati për dhjetra të rinj nga shkollat e mesme të vendit.
Me rastin e ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, zonja Topalli është ndalur në rrugën 20 vjeçare, pas rrëzimit të regjimit komunist, në të cilën ka ecur Shqipëria, sa i përket procesit të demokratizimit të vendit dhe sfidave më të cilat Shqipëria është përballur gjatë kësaj periudhe.
Më tej, Topalli është ndalur në reformat dhe ligjet që janë kaluar dhe që pritet të kalohen në Parlament dhe që kanë bërë që Shqipëria të ketë hedhur hapa të tillë që e shpëtuan nga rreziku financiar global.