21 janari, prokuroria tërhiqet nga rindërtimi virtual i vendngjarjes
Share
Koha e pakët në dispozicion për shkak të mbarimit të afateve hetimore ka bërë që prokuroria të tërhiqet nga rindërtimi virtual i vendngjarjes së 21 janarit.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja Shqip, që thekson se grupi hetimor po vepron me shpejtësi për të verifikuar përgjegjësitë penale të gardistëve nën hetim. Sipas gazetës, mendohet se akuzat që do ngrihen do jenë vrasje në rrethana cilësuese dhe shpërdorim detyre.
Të paktën nëntë gardistë do merren të pandehur, përfshi edhe ish- komandantin e Gardës, Ndrea Prendin.
Prokuroria deklaroi se kishte shpresuar që e gjithë ngjarja të rindërtohej virtualisht në 3D, ku mund të identifikoheshin lëvizjet dhe mënyra se si ishin vrarë katër demonstruesit. Ndihmë do jepej edhe nga FBI.