21 janari, vendoset sot për gardistin
TIRANE-Gjykata e Lartë pritet të vendosë sot për fatin e një prej gardistëve të akuzuar për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.
Pas Mark Nikollit, është efektivit i Gardës, Gazmend Ahmetaj për të cilin do të shprehet Kolegji Penal. Ahmetaj, ashtu sikurse dhe dy gardistë të tjerë po hetohet në liri si i dyshuar për vrasjet e katër demonstruesve më 21 janar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë. Por ndërsa Apeli vendosi ta lirojë atë, prokuroria iu drejtua Gjykatës së Lartë me një rekurs për rikthimin në qeli.
Një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë, pasi për Mark Nikollin gjykata u shpreh për hetimin në liri të tij. Ndërkaq, pas dy ditësh do të shprehet për fatin e Ahmetajt. Efektivët e Gardës, pjesë e të ashtuquajturit ‘grupi i zjarrit’, dyshohen për vrasjet e kryera më 21 janar. Deri më tani vetëm Gardisti Agim Llupo është vënë nën akuzë për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi. Ndërsa prokuroria nuk ka zbardhur ende vrasjet e Hekuran Dedës, Aleks Nikajt dhe Faik Myrtajt.
(d.b/GSH/BalkanWeb)