Shkodër, Berisha: Votën e qytetarëve do e shpërblejmë me investime

24-05-2011 / Gazeta 55
Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë sot në inagurimin e urës së re të Bunës në Shkodër. Në fjalën e tij kryeministri Berisha ka falenderuar qytetarët e Shkodrës për votëbesimin që i dhanë qeverisë në zgjedhjet lokale të 8 majit ndërsa shtoi se vota e shkodranëve do të shpërblehet.
“Shkodra votoi për Shqipërinë e zhvilluar. Vota e qytetarëve të Shkodrës do të shpërblehet”- theksoi Berisha duke shtuar se ky qytet do të shndërrohet në kryeqëndrën e turizmit dhe ekonomisë. Më tej, kryeministri Berisha theksoi se ura e re e Bunës është një kryevepër e arkitekturës që Shkodra e meriton ndërsa premtoi se deri në vitin 2014 vendi do të ketë infrastrukturën më moderne.