Ashton dhe Fyle Shqiperia te kerkoje keshillim nga jashte per vendimet e KQZ-se

Degjoni kroniken
Dy drejtues te larte te Bashkimit Europian perfaqesuesja e larte per politiken e jashtme Katherin Ashton dhe komisioneri per zgjerimin Shtefan Fyle u bene thirrje partive shqiptare ta zgjidhin me dialog ceshtjen e votave te hedhura gabimisht. Ata propozuan qe Shqiperia mund te kerkoje keshillim te pavarur nga jashte per vendimet e debatuara te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Perfaqesuesja e larte Ashton dhe komisioneri Fyle u kerkuan forcave politike shqiptare te nisin dialogun per te diskutuar ceshtjen e votave te hedhura gabim.
Zyrtaret e larte te BE-se publikuan ne mbremje nje deklarate te perbashket ku theksuan se presin qe procedurat e apelimit te jene te ndershme transparente dhe te mbahen ne menyre te pavarur dhe ne perputhje te plote me kuadrin ligjor ekzistues. Zonja Ashton dhe komisioneri Fyle deklaruan se logjika ligjore te vendimeve te KQZ-se per te numeruar te ashtuquajturat vota te hedhura gabimisht eshte nje ceshtje qe perben shqetesim. Ata pohuan se procesi zgjedhor nuk ka perfunduar ende. Bashkimi Evropian do te ndjeke nga afer plotesimin e procedurave te apelit dhe publikimin e rezultateve perfundimtare si dhe vleresimin e procesit nga misioni i monitorimit te zgjedhjeve te OSBE/ODHIR.
Zyrtaret e larte te BE-se theksojne ne deklaraten e tyre se zgjidhje konsensuale dhe te qendrueshme mund te gjenden per ato ceshtje te cilat nuk jane mbuluar ne menyre eksplicite nga ligji dhe qe kerkojne interpretim. Per kete qellim partite duhet te nisin menjehere dialogun ne menyre qe te bien dakort se si ta trajtojne ceshtjen e votave te hedhura gabimisht. Nje mundesi qe mund te merret ne konsiderate eshte qe te kerkohet keshillim nga jashte i pavarur per vendimet e debatuara te KQZ-se. Zonja Ashton dhe zoti Fyle theksuan se interesi i vendit dhe vazhdimesia e procesit te integrimit evropian duhet te mbizoteroje para interesave partiake. Udheheqesit politike duhet te jene ne lartesine e aspiratave evropiane dhe demokratike te qytetareve shqiptare.
Deklarata e perbashket e politikaneve te larte europiane u publikua nderkohe qe Partia Socialiste beri te ditur se nuk do te njohe rezultatet e shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ku Lulzim Basha njihet si fitues zyrtarisht. Ndonese kandidati Basha u shpreh se do te priste me durim edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor mbi vendimet e nxjerra nga KQZ kandidati tjeter Edi Rama i tha shtypit se nuk do te njohe asnje rezultat qe nuk pasqyron fitoren e tij me 10 vota te publikuar ne rezultatet paraprake. Zoti Rama tha se PS do te vazhdoje tubimet e protestes dhe se KQZ shkeli ligjin me numerimin e votave te hedhura gabimisht ne kuti me ngjyra te tjera.
KQZ shpalli fitues me 81 vota kandidatin e Aleances per Qytetarin Lulzim Basha pasi numeroi disa qindra vota hedhura gabimisht ne kuti me ngjyra te tjera. Ndersa socialistet i kerkuan Kolegjit Zgjedhor te shpalle si te paligjshme kete procedure te paparashikuar dhe te njihte fitoren e kandidatit Edi Rama. Ne pritje te vendimit te Kolegjit Zgjedhor debatet vazhdojne po aq te ashpra sa edhe shifrat e ngushta te kesaj gare qe nga fillimi u vleresua prej socialistet si zgjedhje politike ndonese per demokratet ishin zgjedhjet vendore te radhes.