Flet kryetari i bashkisë, Lulzim Basha: Sapo të certifikohet rezultati i zgjedhjeve, do nisim nga puna projektet për kryeqytetin

UPDATE- Kandidati i mazhoranës për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha ka deklaruar se është entuziast për fitoren, por do të presë çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për të vijuar më pas me projektet për kryeqytetin.
Në daljen e tij publike pas shpalljes së rezultatit nga KQZ-ja, Basha falenderoi të gjithë qytetarët e Tiranës që i besuan votën e tyre ndërsa shtoi se në këto zgjedhje ka fituar demokracia. “Duket qartë se ka shumë entuziazëm dhe unë nuk jam jashtë kësaj atmosfere. Rezultati tregoi se 81 qytetarë më shumë votuan për mua. Por do të pres deri në përfundimin e procesit që do të përfundojë në plotësim me ligjin. Pasi të jenë shqyrtuar të gjitha kërkesat do të pres çertifikimin, më pas do të bashkohemi për ta çuar Tiranën përpara, ashtu si ajo e meriton”- theksoi Basha. Duke vlerësuar edhe garën e ngushtë mes tij dhe kandidatit të majtë Edi Rama, Basha theksoi se këto janë zgjedhje ku Tirana mund të ndihet vërtet krenare. Sipas tij, guri i demokracisë qëndron në faktin se nuk vendos as ai e as Rama se kush fiton e humbet. “Kjo ishte një garë e ngushtë, që ka shumë sfida, por sfidat sjellin mundësi të reja. Interesi madhor i zgjedhjeve është më i madhe se cështja kush fiton apo humbet. Ju ftoj për refleksion të qetë dhe respekt për institucionet”- theksoi më tej Basha.
...