21 maj 2008
Mbledhja e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 21 maj 2008, filloi shqyrtimin e Dekretit të Presidentit nr. 5687, datë 29.4.2008 Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 9895, datë 10.04.2008 , Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.04.2006 Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, të ndryshuar"".
Ishin të pranishme në mbledhje përfaqësuesit e ALUIZNIT, Ferdinand Shehu, Liliana Hasani dhe Jeta Velaj.
Fillimisht, u dëgjuan shpjegimet e relatorit të Komisionit për këtë projektligj, deputetit Ardian Kollozi, i cili paraqiti disa propozime për projektligjin e kthyer për rishqyrtim.
Gjatë diskutimit, deputetët u shprehën se donin kohë për t`u njohur me to, si dhe kërkuan që për këto ndryshime, të dëgjonin dhe mendimin e palëve të interesuara.
Për këtë arsye, shqyrtimi i projektligjit u shty për mbledhjen e ditës së nesërme, në orën 10 00.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 27 82 93).
Mbledhja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e informimit Publik, në mbledhjen e tij të datës 21 maj 2008 mori në shqyrtim projektligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8503,datë 30.06.1999Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare,propozim i një grupi deputetësh si dhe projektligjin Për disa shtesa në ligjin nr.8503,datë 30.06.1999Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare,paraqitur nga deputetja Rajmonda Stefa. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm drejtori i Drejtorisë së Hartimit të Legjislacionit dhe Asistencës Ligjore, Mirjan Kopani si dhe zoti, Ilir Alia nga Qendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve. Anëtarët e Komisionit vlerësuan iniciativën ligjvënese të grupit të deputetëve dhe deputetes Rajmonda Stefa. Ata bënë pyetje dhe diskutuan rreth projektligjeve. Me qëllim që të ketë përmirësime të mëtejshme të ligjit ekzistues nr.8503,datë 30.06.1999Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare Komisioni vendosi që për një periudhë dy javore , Ministria e Drejtësisë të rishqyrtojë projektligjet e propozuara nga deputetët dhe të ofrojë propozimet e saj për ligjin në tërësi. (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 27 82 96). Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit
Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al ;
pressoffice@parlament.al ; info@parlament.al .