E Diel, 1 Nëntor 2026

25 maj 2008 Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli merr pjesë në takimin parlamentar mbi Ballkanin Perëndimor, në Parlamentin Europian


 
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, do të marrë pjesë në takimin e përbashkët parlamentar mbi Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Parlamentin Europian, në Bruksel me temë: " Arritja e perspektivës Europiane për Europën Juglindore, në datat 26 dhe 27 Maj.
Takimi Plenar do të drejtohet nga President i Parlamentit Europian Z.Hans-Gert Poettering dhe Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, e cila mban kryesinë e radhës së BE-së, France Cukjati.
Gjatë sesioneve të takimit, do të mbahen fjalime nga Kryetarë të Parlamenteve Kombëtare të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që një nga temat e diskutimeve do të jetë "Strategjia e Komisionit Europian drejt Ballkanit Perëndimor", e mbajtur nga Komisionieri për Zgjerimin Europian Z. Olli Rehn.
Kryetarja e Kuvendit pritet të mbajë një sërë takimesh me europarlamentarë dhe homoogë të Parlamenteve të Europës Juglindore. Në fjalimet e personaliteteve të larta europianë do të trajtohen cështje si "Roli i Parlamenteve në Integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian" si dhe problemet që lidhen me politikat e vizave.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›