E Diel, 1 Nëntor 2026

Bonot e thesarit, Konfindustria: Bankat po cënojnë konkurencën, qeveria të ndërhyjë

Tiranë- Rritja e ndjeshme e interesave të bonove të thesarit, 1vjeçare në Lek, është cilësuar nga Konfindustria si mungesë e konkurencës ndërmjet operatorëve bankar. Përmes një deklarate për shtyp, administratori Gjergj Buxhuku ka shprehur shqetësimin për mënyrën sesi po funksionon tregu i bonove të thesarit referuar ankandit të fundit.

Konfindustria shpreh shqetësimin për mënyrën me të cilin funksionon në vazhdimësi tregu shqiptar i bonove të thesarit me shenja të dukshme të mungesës së konkurencës ndërmjet operatorëve bankare. Shembulli i fundit, që mbështet përfundimin e mësipërm, është rritja e ndjeshme e interesave të bonove të thesarit 1 vjeçare në monedhën kombëtare LEK të tregtuara në ankandin e fundit, që arriti vlerën prej 7.1%- thuhet në deklaratën për shtyp të Konfindustrisë.

Duke nënvizuar se rritje të tilla smund të justifikohen me nevojat për rindërtimin e portofoleve të kredive bankare.

se rritja së fundmi në nivelin 7.1% e interesave të bonove të thesarit 1 vjeçare ne kushtet e:- uljes se njepasnjeshme te normes baze te interesit per LEk-un nga Banka e Shqiperise në nivelin më të ulët historik prej 4.5% , – nivelit të lartë të depozitave në bankat shqiptare dhe – shkallës së ulët të rritjes së kreditimit për sektorin privat, është e vështirë të përligjet vetëm me nevojen e rindërtimit të portofolit të kredive bankare me kahje drejt uljes së peshës së kredive të dhëna sektorit publik nga operatorët bankare- thuhet më tej në deklaratë.

Ndërkaq Konfindustria kërkon që qeveria të ndërhyjë për përmisimin e strukturimit të bankave të nivelit të dytë, në mënyrë që të parandalohet mungesa e konkurencës.

Konfindustria do të kërkoj zyrtarisht Qeverisë së Shqipërisë, që të ndërhyjë për përmirësimin e domosdoshëm të mënyrës së ndërtimit të sistemit të bankave të nivelit të 2 në vend si kusht i domosdoshëm për parandalimin e pasojave të papranueshme edhe në tregun e bonove të thesarit- vijon deklarata e Konfindustrisë.

Ndër të tjera Konfederata e Industrive të Shqipërisë kërkoi që të ndërmerrën këto masa: të ndërtoj sistemin e informimit dhe lehtësimit teknik të zgjerimit të përfshirjes në tregun e bonove të thesarit të qytetarëve dhe subjekteve në mënyrë të drejtpërdrejtë pa kaluar ndërmjetësinë e sistemit banker. Dhe të vlerësoje seriozisht themelimin e një banke të nivelit të 2 me kapital publik me qëllim krijimin kushteve të nevojshme për rritjen e shkallës së konkurencës së drejte në treg.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Pesha e bankave ndihet te bonot e thesarit Tiranë- Roli dominues i bankave në tregun e borxhit publik...
  2. Rritja e siguracioneve, Konfindustria: ‘Kapje e shtetit’, cënon ekonominë e tregut Tiranë- Pas rritjes së menjëhershme të çmimit të siguracionit të...
  3. Bankat, të ardhura nga llogaritë e të mjerëve Tiranë – Në Shqipëri ka rreth 100 mijë vetë që...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›