E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PD: “Anëtarësimi në PES, jo meritë e PS-së”

Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Demokratike ka reaguar pas anëtarësimit të Partisë Socialiste në strukturën e Partive Socialiste Evropiane. “Partia Demokratike, shpreh vlerësimin e saj për marrjen zyrtarisht të “Statusit të Anëtarit të Asociuar” në Partinë Socialiste Evropiane, nga Partia Socialiste e Shqipërise. E vlerësojmë këtë, si një zhvillim pozitiv që vjen automatikisht si rezultat i faktit, që Shqipëria ka firmosur dhe ratifikuar nga të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit, çka përbën një kusht “sine qua non” për një parti, për të marrë statusin e anëtarit të asociuar”, - pohoi dje deputeti demokrat, Genti Strazimiri. Me këtë rast, sipas tij, do të ishte e udhës që zoti Rama të kërkojë ndjesë publike për bilbilat dhe boritë që përdori për të bllokuar firmosjen e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit me Bashkimin Evropian, dhe çështë më e rëndësishmja, të kuptojë se statusi i ri është i denjë vetëm për parti që respektojnë rregullat themelore të demokracisë”. I pyetur nga gazetarët e pranishëm për të komentuar faktin që Rama thotë se Partia Socialiste është “anëtare me të drejtë vote” në PES, zoti Strazimiri u përgjigj: “Uroj që të mos jetë si puna e rezolutës, për të cilën Rama mashtroi shqiptarët sikur u miratua, duke detyruar PES ta përgënjeshtrojë si mashtrim të Ramës”.

Ky lajm është publikuar: 11/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›