Goranet perballe ofertave te serbeve maqedonasve e bullgareve
Kerkesat e Bullgarise per njohjen e pakices etnike bullgare ne vendin tone kane shkaktuar jo pak komente ne mesin e komuniteteve joshqipfolese apo me sakte bilinguistike ne Kukes.
Ne dy dekadat e fundit diplomate te vendeve ballkanike dhe segmente te caktuara te politikes dhe akademive te shkencave te ketyre vendeve duke perfituar nga rrethanat aspak te favorshme ekonomike te Shqiperise si dhe rrethana te tjera jo shume komode ne aspektin gjeopolitik kane treguar oreks ne rritje per te zbuluar pakicat etnike ne Shqiperi dhe mundesisht komunitetet me nje numer sa me te madh me shume zero prapa.
Nje nga komunitetet e synuar per tu perfituar si pakice jane goranet e Kukesit te cilet banojne ne 9 fshatra te komunave Zapod dhe Shishtavec si dhe nje numer familjesh te shperndare ne Tirane Durres etj.
Ne vitet lsquo90 kane qene serbet qe permes perpjekjesh jo gjithnje te qarta jane munduar ta pergatisin si pakice te tyre Goren dhe goranet. Pas tyre maqedonasit dhe se fundi edhe bullgaret. Serbet ne vitet lsquo90 ndersa mbanin Kosoven nen shtypje te pashembullt policore e ushtarake dhane viza per goranet me synimin sic komentohej ne ate kohe te pergatisnin nje dite shpalljen e Gores se Kukesit si pakice etnike te tyre.
Maqedonasit nga ana e tyre shkuan deri atje sa tu premtonin jo vetem viza goraneve por edhe pasaporta maqedonase. Vite me pare aty nga fundi i viteve lsquo90 sic u shkrua ne shtypin e kohes udhetoi jo zyrtarisht ne Goren e Kukesit ambasadori i Maqedonise per tu dhene banoreve premtime per benefice ne kembim te deklarimit si pakice maqedonase.
Te fundit por duket se me te vendosurit jane bullgaret. Edhe pse publikisht kerkesa per njohjen e goraneve si minoritet bullgar ka vetem pak muaj qe artikulohet ne terren ka vite qe punohet per kete qellim. Madje bullgaret duket se jane nje hap para te tjereve lidhur me sensibilitetet e krijuara. Sic pohojne vete goranet ne Sofje vepron nje shoqate me emrin e nje poeti bullgar nje OJF me ndikim kur eshte fjala per te perfituar nje vize apo nje pasaporte nenshtetesie te dyfishte. Behet fjale per shoqaten Ivan Vazov te themeluar dhe drejtuar nga Zerudin Dokle vellai i ish-kryetarit te Kuvendit te Shqiperise Namik Dokle. Aktualisht dhjetera gorane te pajisur me vertetime te OJF-ve kane bere aplikimet per marrjen e pasaportave bullgare ndersa shume te tjere jane bere tashme bullgare e rrjedhimisht europiane.
Deri tani goranet qe flasin nje variant te sllavishtes kane mbrojtur statusquone. Shumica e tyre nuk jane treguar asnjehere entuziaste per ofertat e ballkanasve edhe per faktin se jane zhvendosur nga fshatrat e Gores dhe banojne ne Kukes e qytete te tjera dhe jane integruar jo vetem ne jeten ekonomike dhe kulturore por edhe ate politike te vendit gjithnje si shqiptare dhe jo si pakice etnike.
Diskutimi per perkatesine etnike te goraneve qe sigurisht nuk jane me origjine shqiptare eshte ndezur se fundi per shkak te regjistrimit te popullsise ne baze te vetedeklarimit. Ne gare per etnine e goraneve jane zyrtarisht Maqedonia dhe Serbia shtete te cilave shteti shqiptar u njeh minoritete. Por edhe Bullgaria ka shanse te konkurroje dhe tashme e ka bere nje kerkese zyrtare.