E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorehiqet kryegjyqtari i Krimeve te Renda

Dritan Hallunaj kandidon se bashku me 28 kandidate per pese vende vakante per anetare te KLD-se

Dorehiqet kryetari i Gjykates se Krimeve te Renda. Dritan Hallunaj ka paraqitur doreheqjen prane Keshillit te Larte te Drejtesise dy dite me pare. Hallunaj eshte ne kete post qe prej dy vitesh dhe gjate kesaj kohe jane ne proces gjykimi shume banda e trafikante droge arme e prostitucioni. Hallunaj drejton aktualisht disa nga proceset gjyqesore ne kete gjykate ndersa mban edhe postin e kryegjyqtarit te Krimeve te Renda. Burime nga KLD-ja thane se ende nuk ka nje vendim nese kjo kerkese do te pranohet ose jo pasi gjykata ne fjale eshte nje nga me te rendesishmet ne Shqiperi. Sipas burimeve shkaku i doreheqjes eshte bere kandidimi i tij si anetar i KLD-se pasi me 15 nentor do te realizohet votimi per pese vendet vakante. Megjithese nuk ka nje ligj per Konferencen Gjyqesore kjo e fundit do te mblidhet sipas nismes se kryetares se Gjykates se Larte Shpresa Becaj. Funksionimi do te kryhet sipas nje rregulloreje dhe gjate votimit te 15 nentorit do te jene te pranishem te gjithe gjyqtaret e Republikes se Shqiperise. Nisma e Becajt ka marre miratimin edhe te KLD-se e Ministrise se Drejtesise madje edhe te shoqatave te gjyqtareve te cilat ishin skeptike per organizimin ne kete menyre te konferences. Por duke pare vonesat ne zgjidhjen e ngercit nga politika grupet e interesit menduan qe te mblidhnin trupen gjyqesore dhe te vetevendosnin per vendet vakante te KLD-se te cilat kane paralizuar punen e keshillit.

Kandidatet

Burime zyrtare nga Gjykata e Larte thane per gazeten Shqip se dita e djeshme ishte afati i fundit per dorezimin e kerkesave per anetare te KLD-se. Ne sekretarine e Konferences Gjyqesore jane paraqitur 29 gjyqtare qe do te kandidojne per pese vende vakante.

Midis kandidateve eshte edhe kryetari i Gjykates se Krimeve te Renda Dritan Hallunaj. Lista vijon me emrat e Besnik Ymerit Aleksander Muskajt dhe Medi Bicit te cilet jane gjyqtare prane Gjykates se Larte. Nderkohe gjykata me me shume kandidate eshte padyshim ajo e Tiranes ku kane kandiduar disa gjyqtare midis te cileve Rezarta Vigani Ibrahim Hoxha Albert Mece Alkalina Gazidede Bledar Abullai e Ilir Mustafai. E perfaqesuar ne kete liste eshte edhe Gjykata e Apelit Tirane si dhe gjykatat e Shkodres Kavajes Lushnjes etj. Gazeta Shqip ka siguruar disa nga emrat qe do te kandidojne ne Konferencen Gjyqesore te dates 15 nentor te cilet do te mbajne fjalime perkatese. Megjithate fushata zgjedhore ka filluar dhe gjate ketij harku kohor kandidatet kane marre kontakte me koleget e tyre ne te gjithe Shqiperine ku do te kerkojne voten. Sipas nje vezhgimi ne gjykatat kryesore te Shqiperise kane filluar klanet e para. Por vota do te jete e fshehte dhe fleta e votimit do te kete te gjithe kandidatet sipas rendit alfabetik. Burime nga grupi qe eshte caktuar per vleresimin e kandidateve thane se gjate ketij harku kohor te gjithe gjyqtaret qe kane paraqitur kerkesat do te verifikohen dhe nese nuk permbushin kushtet per tu bere anetare te KLD-se do te perjashtohen. Si rrjedhoje emrat e tyre do te fshihen nga lista e fletes se votimit.

Konferenca

Megjithese ne mungese te ligjit per shkak te raporteve te kushtezuara te opozites me Kuvendin Konferenca e Gjyqtareve i ka hapur rruge perzgjedhjes se anetareve te rinj per vendet vakante ne KLD. Ne nje takim ku ishin te pranishem 252 gjyqtare nga 315 gjithsej u arrit kuorumi i nevojshem per votimin dhe miratimin e vendimit per thirrjen e konferences. Gjyqtaret miratuan edhe projekt-rregulloren e cila u hartua nga grupi i punes i ngritur ne korrik te ketij viti pas takimit qe kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj pati me nenkryetarin e KLD-se Kreshnik Spahiun. Por prej nje kohe te gjate mungesa e mbledhjes se Konferences Gjyqesore ka lene 5 vende vakante ne Keshillin e Larte te Drejtesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›