Vorioepiriotet proteste perpara ambasades shqiptare ne Athine
Rreth 200 te rinj kane protestuar tri dite me para ne Athine prane ambasades shqiptare. Me flamuj greke dhe duke kenduar himnin e shtetit fqinj protestuesit kane kerkuar hetimin dhe gjykimin e fajtoreve te akuzuar per vrasjen e Aristotel Gumes ne veren e ketij viti ne Himare. Vorio Epiri ka qene skenografia e improvizuar per kete aktivitet i cili eshte mbeshtetur edhe nga Partia greke e Bashkimit Popullor Ortodoks L.A.O.S por edhe Partia e Re Republikane. Gjithashtu behet e ditur se solidare te ketij tubimi ka qene edhe nje shoqate e grekeve qipriote. Pavaresisht se shqetesimi i ngritur ne rruge per vdekjen e Gumes vjen nga subjekte politike radikale ne Athine duhet thene se ato perputhen ne thelbin e vet edhe me apelin e qeverise greke. Denimi i fajtoreve per vdekjen e Aristotel Gumes kerkon ne kete rast pervec drejtesise edhe qemtimin e arsyeve qe cuan ne kete ngjarje e qe sipas versioneve te adoptuara nga pala greke kane te bejne me gjuhen e Gumes dhe etnine e tij. Duke kerkuar ballafaqimin ne kete sektor te marredhenieve te renduara tanime mes Shqiperise dhe Greqise sherben edhe ngjarja e Boboshtices e cila ka sjelle edhe nje prononcim te zedhenesit te Ministrise se Jashtme te Greqise.