E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamioni në flakë, prek telat e tensionit

 

DURRES - Një aksident spektakolar ka ndodhur gjatë mëngjesit në aksin rrugor Plepa-Shkëmbi i Kavajës. Por për fat të mirë, veç dëmeve materiale nuk janë shënuar humbje në njerëz apo lëndime personash. Një kamion me polesterol (lëndë antisizmike për pallatet) ka marrë flakë si pasojë e një qarku elektrik, pas kontaktit me telat e tensionit të lartë. Ngjarja ndodhi ne orën 09:15 minuta, kur kamioni me targa të Tiranës 14 35 I ka shpërthyer në flakë në rrugën Kavajë-Durrës, ndërsa po kapërcente një mbikalim hekurudhe. Vala e tymit ka qenë e madhe ndërsa flakët për pak minuta kanë përfshirë kamionin, si pasojë e lëndës së polesterolit me veti të lartë ndezëse. Zjarrfikës dhe makina policie mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe mundën të lokalizojnë dhe më pas të mposhtin flakët gjigande që kërcënonin edhe automjetet e tjera.                                                                     o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›