E Diel, 1 Nëntor 2026

26 mars 2008- Erdogan: Do të lobojmë me të gjithë fuqinë tonë në Samitin e Bukureshtit, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Së shpejti do hapim ambasadën tonë në Kosovë.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot në takim Kryeministrin e Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan.

Kryetarja e Kuvendit i uroi përzemërsisht mirëseardhjen Kryeministrit turk, duke theksuar ndjenjën e fortë e tradicianale të miqësisë mes dy popujve tanë.

Ashtu siç ju premtova gjatë vizitës suaj në Turqi, tha zoti Erdogan,  unë erdha në Shqipëri dhe ky është një rast shumë i mirë për dinamizimin e bashkëpunimit, të  cilit në 5 vitet e fundit, gjatë qeverisjes sime, i kemi dhënë një rëndësi shumë të veçantë. Konstatoj me kënaqësi, vijoi ai, se në këto 3 vjet në Shqipëri ka transformime të mëdha pozitive.


Vizita juaj në Shqipëri, tha zonja Topalli, përkon me dy ngjarje historike. E para është shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe unë ju falënderoj për njohjen e shpejtë që Turqia i bëri shtetit të ri, por edhe për influencën tuaj në vende të tjera të zonës në mbëshetje të Kosovës së pavarur.
Së dyti, Shqipëria është optimiste për marrjen së shpejti të ftesës për antarësim në NATO, dhe ju jemi mirënjohës për mbëshetjen që i keni dhënë dhe vazhdoni ti jepni vendit tonë në këtë perspektivë.


Mbështjetja jonë për anëtarësimin e vendit tuaj në NATO do të jetë e plotë dhe e vazhdueshme dhe ju premtoj se do të  lobojmë me të gjithë fuqinë tonë në Samitin e Bukureshtit për të mbështetur Shqipërinë në  marrjen e ftesës për anëtarësim. Ne dëshirojmë që vendet e A3-shit ta marrin këtë ftesë, u shpreh zoti Erdogan.

Me Kosovën, vijoi zoti Erdogan, ne kemi marrëdhënie shumë të mira dhe mbështesim zhvillimet demokratike në shtetin e ri ku së shpjeti do të hapim edhe ambasadën tonë.

Zonja Topalli dhe zoti Erdogan vlerësuan nivelin në rritje të investimeve turke në Shqipëri nga 35 milion në 630 milion dollarë krahasuar me 5 vite më parë, duke nënvizuar domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme, jo vetëm të shkëmbimeve tregëtare por edhe në fusha të tjera si energji, gaz, miniera, infrastrukturë, arsim shëndetësi apo turizëm.

Zonja Topalli tha se prania e investitorëve turq në rajon është shumë e rëndësishme, veçanërisht në realitetin e sotëm të tregut ekonomik në Ballkan. Nga ana e tij zoti Erdogan tha se me gjithë nivelin e lartë të bashkëpunimit ekonomik është i domosdoshëm shtimi i investimeve serioze turke në Shqipëri.

"Me ardhjen tuaj në krye të qeverisë turke, tha zonja Topalli, ka një hop cilësor në marrëdhëniet mes dy vendeve. Shumë marrëveshje janë nëshkruar, ndërkohë që edhe bashkëpunimi parlamentar është gjithnjë e në rritje, dëshmuar edhe nga takimi isotëm i dy grupeve parlametare të miqësisë. Ne i shohim me admirim reformat tuaja, reforma të guximshme që bëhen vetëm nga liderë të fortë dhe ne mbështesim aspiratën tuaj drejt BE-së.

Kryeministri Erdogan i dha Kryetares së Kuvendit lajmin e mirë që në muajin qershor, Kryetari i Parlamentit turk,  Toptan do të vizitojë shpqipërinë në përgjigje të ftesës së bërë nga zonja Topalli, e cila tha se do të ishte një kënaqësi dhe nder i veçantë të presë Kryeparlamentarin turk në Tiranë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›